Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti takojnë sekretarin Antony Blinken

Me ftesë të familjes Albright, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kanë udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në varrimin e mikes së madhe të Kosovës, ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, para pak çastesh u takuan me  sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Zyra e Presidencës së Kosovës, ka paralajmëruar më herët se gjatë qëndrimit në Washington presidentja do të realizojë edhe takime të tjera.

Ceremonia mortore për Albright, po mbahet sot (e mërkurë) në Katedralen Kombëtare në Washington. Pjesëmarrja është vetëm me ftesa. Kjo ceremoni po transmetohet drejtpërdrejtë edhe në RTK 3.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close