Për 4 vjet mbi 50 persona humbën jetën në vendin e punës në Kosovë

Sot është dita ndërkombëtare e sigurisë dhe shëndetit në punë. 28 prilli është gjithashtu një ditë, në të cilën sindikatat në botë përkujtojnë dhe nderojnë kujtimin e viktimave të aksidenteve dhe sëmundjeve në punë. Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO.

Për këtë ditë, Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), do të mbajë diskutimin ‘Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’. Ky debat mbahet për nder të ‘Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’ dhe ‘1 Majit’, me ç’rast do të diskutohet rreth kushteve të punës dhe standardeve të sigurisë në vendin e punë në Kosovë. Po ashtu do të ketë një prezantim nga ekipi i IKS-së për gjendjen me shëndetin dhe sigurinë në punë dhe në Kosovë.

Elion Kollçaku nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet, bëri me dije se nga viti 2018 deri më 2022 kanë humbur jetën dhjetëra punëtorë në vendet e tyre të punës.

“Në vitin 2018, në vendet e punës kanë humbur jetë 23 persona, kurse janë lënduar 125 persona, në vitin 2019 kanë vdekur 12 persona, kurse janë lënduar 133 persona, në vitin 2020 kanë qenë 11 vdekje 160 lëndime, kurse në vitin 2021, janë 9 vdekje kurse kanë qenë 321 persona të lënduar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Kollçaku ka kërkuar të respektohet ligji i punës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close