Sllovakia furnizon Ukrainën me armë të rënda

ATSH-DPA/- Presidentja Zuzana Čaputová deklaroi sot se Sllovakia është e gatshme të furnizojë Ukrainën fqinje me armë shtesë, për sa kohë që mbrojtja e vendit të saj mbetet e sigurt.

“Negociatat janë në zhvillim e sipër për t’i dërguar Ukraines obusët vetëlëvizës të projektuar dhe zhvilluar nga Sllovakia”, tha Čaputová.

“Pozicioni i republikës sllovake është i qartë. Përveç ndihmës humanitare, kemi ofruar edhe ndihmë ushtarake, për nga vëllimi… kjo është ndihma më e madhe në historinë e republikës sllovake”, tha Čaputová.

Sllovakia i ka dhuruar Ukrainës sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-300, mes armëve dhe pajisjeve të tjera.

Megjithatë, Čaputová tha se parakushti për dërgesat e mëtejshme të armëve ishte që vetë gatishmëria ushtarake e Sllovakisë të mos minohet.

“Për këtë arsye, bisedimet po zhvillohen jo vetëm me përfaqësuesit ukrainas, por edhe me aleatët e NATO-s”, tha ajo.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close