Biden i kërkon Kongresit financime për të luftuar urinë globale

ATSH-DPA/ – Kërkesa financiare e radhës e presidentit Joe Biden për shpenzime shtesë për Ukrainën pritet të përfshijë edhe para’ shtesë për të trajtuar një krizën globale ushqimore në rritje.

“Ky është një problem shumë, shumë dramatik që padyshim ekzistonte edhe më parë”, deklaroi i sekretari amerikan i Shtetit, Antony J. Blinken në Komitetin e Shpërndarjeve të Operacioneve të Jashtme të Senatit, ku ai foli për kërkesën buxhetore fiskale të administratës Biden për vitin 2023.

Blinken nuk ofroi një vlerësim mbi sasinë e parave që Biden do të kërkonte për ndihmën ushqimore.

Ndërsa sekretari po dëshmonte para panelit të Senatit, administrata Biden njoftoi se po kontribuonte me 670 milionë dollarë ndihmë humanitare shtesë për të adresuar ndikimet e krizës globale ushqimore të pushtimit rus si dhe fondet të reja do të shkonin për projekte shtesë.

Uria është në rritje për shkak të thatësirës së shkaktuar nga ndryshimet klimatike dhe ndryshimit të modeleve të motit, konfliktit të vazhdueshëm në vende si Afganistani, Jemeni dhe Etiopia, dhe kufizimet e zinxhirit të furnizimit të krijuara nga pandemia Covid-19.

Pushtimi rus i Ukrainës, një nga prodhueset më të mëdha të grurit në botë, po e përkeqëson problemin, veçanërisht në vendet në zhvillim.

”Javën e kaluar, indeksi i çmimeve bujqësore u rrit 43% nga janari i kaluar, ndërsa misri dhe gruri u rritën përkatësisht 56% dhe 55% gjatë së njëjtës periudhë”, sipas një deklarate nga Banka Botërore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close