Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Konjufca kërkon të zgjidhet bllokada për Komisionin Hetimor të Energjisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga grupet parlamentare që të bëjnë hapa prapa për zgjidhur bllokadën për komisionin hetimor për energjinë.

Ai ka thënë se partia në pushtet duhet të heqë dorë prej diktimit në formulimin e çështjes, derisa opozita të rishqyrtojë mundësinë e propozimit për komisionin hetimor.

“Rruga përpara mund të jetë vetëm me një mënyrë, kjo është që mazhoranca të heqë dorë prej kësaj që dikton në formulimin e çështjes dhe opozita të rishqyrtojë mundësinë e propozimit sa i përket lënies së lirë që ai grup parlamentar që dëshiron të udhëheq këtë komision të mos të jetë i përfshirë në nënshkrime”, ka thënë Konjufca.

Ai tutje ka bërë të ditur se në bazë të interpretimit ligjor asnjëri nga 40 deputetët opozitarë që janë nënshkruar në kërkesë nuk mund të kryesojë komisionin.

“Ndoshta kjo ka ndodhur edhe për shkak të pakujdesisë në mënyrën si janë grumbulluar nënshkrimet dhe janë vendosur aty, por ky është interpretimi ligjor – asnjëri prej të gjithë atyre deputetëve nuk mund të drejtojë këtë komision. Meqenëse është kështu dhe interpretimi i zyrës ligjore është kështu, i cili është institucion kredibil i Kuvendit, nuk ka mbetur asnjë hapësirë sa i përket propozuesit. Sa i përket kryetarit të Kuvendit dhe gjykimit tim është se unë po distancohem prej gjithë atyre deputetëve që kanë thanë se ky komision duhet të mos themelohet. Pra, ky komision duhet të themelohet, ky është gjykimi im”, ka thënë Konjufca.

Ai ka kritikuar edhe shumicën parlamentare për diktim të interpretimit të kësaj çështje.

Megjithatë, asnjëri prej grupeve parlamentare nuk ka bërë hapa prapa dhe si rrjedhojë procesi ka mbetur i bllokuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close