Ekipi i RTK-së pengohet në Tërrnoc nga zyrtari i SPS
Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Zvonimir Stojanovic nga partia SPS, në vendvotimin numër 6 në Tërnoc të Bujanocit, ka penguar ekipin e RTK-së për të marrë pamje dhe për të xhiruar në vendvotim.
Tensionet janë ngritur pasi bazuar në daljen e shqiptarëve në zgjedhje, pritet që Shaip Kamberi të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë. Me këtë rast, SPS e Ivica Daçiqit do të kishte një deputet më pak.
Comments are closed.