Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi
Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër i qeverisë së 43-të me shumicë votash.
Kundër ishin vetëm deputetët socialdemokratë.
Rikujtojmë se Qeveria e re e Malit të Zi do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë të cilët janë edhe ministra të linjës dhe dy ministra pa portofol.
Abazoviq bëri betimin dhe theksoi se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore – sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, të cilat kanë pesë linja prioritare të veprimit, përkatësisht: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit dhe afirmimin e fëmijëve dhe të rinjve.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët e Qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen e Malit të Zi, e jo me kapjen e tij të mëtejshme në të kaluarën.
Comments are closed.