Presidentja Osmani takoi kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi

Presidentja Vjosa Osmani- Sadriu, është pritur sot në takim nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi.

Sipas njoftimit nga Zyra e Presidencës, Osmani e ka falënderuar kryetaren Pelosi për mbështetjen e saj ndaj Kosovës për dekada me radhë, e sidomos në kohën kur Kosova kishte më së shumti nevojë përgjatë procesit të arritjes së lirisë e shtetësisë.

Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri më strategjik i Republikës së Kosovës dhe e njoftoi Kryetaren Pelosi për rreshtimin e qartë të Kosovës me politikat amerikane, në veçanti sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjes ndaj Ukrainës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për përkushtimin e vazhdueshëm të kryetares Pelosi për t’i përafruar tutje dy vendet tona edhe sot kur kontinenti ynë po ballafaqohet me një kohë sfiduese dhe kur vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe paqedashëse janë nën kërcënim”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se presidentja potencoi edhe rëndësinë e avancimit të rrugës euro-atlantike të Kosovës, tani që sfidat e sigurisë të krijuara nga regjimet autokratike janë gjithnjë e në rritje.

Gjatë takimit, Osmani dhe Pelosi diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, si dhe për mundësitë për thellim të bashkëpunimit për t’i kapërcyer sfidat e përbashkëta në rajon dhe arenën ndërkombëtare.

Po ashtu bëhet e ditur se presidentja Osmani e ka ftuar kryetaren Pelosi që ta vizitojë Kosovën, duke e vlerësuar se një vizitë e tillë do të kontribuonte edhe më tej në avancimin e raporteve të shkëlqyeshme e të veçanta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close