Kush është Dritan Abazoviq

Të enjten e 28 prillit 2022, Dritan Abazoviq u votua në Kuvendin e Malit të Zi për kryeministër të këtij vendi. Ky është kryeministri i parë shqiptar në historinë e këtij shteti.

Por kush është  politikani 37 vjeçar i cili arriti të ngjitet në njërin nga tre postet më të rëndësishme në Malin e Zi, përkatësisht, të drejtojë Qeverinë e re të këtij vendi?

Arsimimi

Ulqinaku i cili arsimimin bazik e kreu në këtë qytet, në shkollën e mesme themeloi grupin rinor të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, që për fokus të veprimtarisë kishte pajtimin e të rinjve në zonat post-konfliktit në ish-Jugosllavi.

Në vitin 2007 mbaroi studimet në Shkencat Politike në Universitetin e Sarajevës, si më i dalluari i gjeneratës fitues i ‘Medaljes së Artë’ dhe ‘Mirënjohjes së Artë’ nga ky universitet.

Bazuar në biografinë e publikuar në faqen e tij në internet, kryeministri i tanishëm i Malit të Zi, pas studimeve të magjistraturës në Universitetin e Malit të Zi, në degën e marrëdhënieve ndërkombëtare, për temë të doktoratës në degën e teorisë politike, pati „Politika globale – aspektet etike të globalizimit”, disertacionin e së cilës  e mbrojti në vitin 2019 në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë.

Ishte pjesëmarrës i programeve profesionale në Amerikë, Austri, Belgjikë, Slloveni, Spanjë dhe Luksemburg.

Gjatë dhe pas përfundimit të studimeve, Dritan Abazoviq bashkëpunoi me organizatat joqeveritare nga fusha e të drejtave të njeriut, euro-atlantizimit dhe aktivizimit qytetar. Nga viti 2010 deri në vitin 2012 punoi si zëvendës, e pastaj edhe si drejtor ekzekutiv i Televizionit „Teuta”.

Karriera

Dritan Abazoviq u përfshi mjaft herët në jetën politike të Malit të Zi. Ishte themelues i partisë politike qytetare “Mali i Zi Pozitiv” në maj të vitit 2012. Në zgjedhjet parlamentare të të njëjtin vit Mali i Zi Pozitiv fitoi shtatë mandate në Kuvendin e Malit të Zi. Abazoviq ishte deputeti më i ri në parlamentin malazez, e pas kësaj edhe njëri ndër deputetët më aktiv në Kuvend.

Mirëpo, në vitin 2014, erdhi deri tek largimi i qëndrimeve në mes Abazoviqit dhe udhëheqjes së partisë dhe ai së bashku me shumicën e anëtarëve, lëshoi “Malin e Zi Pozitiv” dhe në Kuvendin e Malit të Zi veproi si deputet i pavarur.

Në fillim të vitit 2015 themeloi “URA-në”, lëvizjen qytetare integraliste politike. Në zgjedhjet parlamentare, të cilat në Mal të Zi u mbajtën në vitin 2016, “URA” morri pjesë si pjesë e “Koalicionit të Madh – Çelësi”. Abazoviq u rizgjodh deputet në Kuvendin e Malit të Zi.

Dritan Abazoviq, para se të bëhej kryeministër i Malit të Zi,të enjten e 28 prillit 2022, ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë e këtij shteti. Më parë ishte kryetar i Këshillit për Luftë Kundër Korrupsionit në Nivel të Lartë, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Fëmijës, shef i Byrosë për Koordinim Operativ 2021, kryetar i Komisionit për Sistem Politik 2021 e deputet në Kuvendin e Malit të Zi 2012 – 2020

Sa i përket familjes, Dritan Abazoviqi është i biri i Xhaudetit, punëtor i njohur  në turizëm dhe i Fadiles, gruas së parë juriste në Ulqin. Vëllai dhe motra e tij, Xhihani dhe Sanella, janë mjekë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close