Mësim gjeografie për kryetarë qeverish-Ballkani ka 12 shtete dhe jo 6

Kaq vështirë qenka të hapësh librin e gjeografisë dhe të mësosh mësimin e fillores që Ballkani ka 12 shtete dhe jo 6 shtete, siç deklarojnë pa iu dridhur buza nëpër ekrane laptopash udhëheqës qeverish, të cilët nëse kanë alergji nga librat, mund ta mësojnë në google.com.
6 shtete ka i quajturi “Ballkan Perëndimor”, term i shpikur diplomatik, që përkufizon zyrtarisht ish-Jugosllavinë e cunguar plus Shqipërinë. Franca e quajti kështu në vitin 2000 për të shpërblyer Serbinë me rikrijimin e Jugosllavisë pas ikjes së Millosheviçit. Vuçiçi e quajti “Ballkan i hapur”, se nuk mund ta quante dot “Jugosllavia e hapur”, dhe duket është penduar që, kur u zgjodh president për herë të parë, u deklaroi mediave amerikane se “kjo është krijimi i Jugosllavisë plus Shqipërinë”.
Vërtet ky emërtim fals gjeografik me 6 shtete, pesë ish-jugosllave dhe një neojugosllav, ka tani tre kryeministra shqiptarë, por mos harroni që kryetar i “Ballkanit Perëndimor” është presidenti i Serbisë Vuçiç. Tirana e ka pranuar me entusiazmin e vitit 1941 rolin udhëheqës të Serbisë. Prishtina i ka vënë kufirin ke thana. Të presim Dritan Abazoviçin çfarë do të bëjë dhe do të bënte mirë që për Serbinë të dëgjonte Albin Kurtin dhe Milo Gjukanoviçin, dhe jo Edi Ramën, i cili nuk po dallon më as ngjyrat, as numurat dhe as gjeografinë e gadishujve, pale më të shteteve dhe të kombeve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close