ASK publikon statistikat e tremujorit të ndërmarrjeve të regjistruara

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, për tremujorin e parë të këtij viti.

Në tremujorin e parë të vitit gjithsej janë regjistruar 2.831 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin paraprak (të fundvitit 2021) ka rritje për 17.2% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (2021) ka rënie për (-3.7%) të ndërmarrjeve të regjistruara.

“Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 718 ndërmarrje të regjistruara (25.4%); Prodhim me 326 ndërmarrje të regjistruara (11.5%); Ndërtimtari me 312 ndërmarrje të regjistruara (11%); Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 279 ndërmarrje të regjistruara (9.9%); Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 267 ndërmarrje të regjistruara (9.4%), etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas raportit të ASK-së në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2.711 ndërmarrje të regjistruara në tremujorin e parë të këtij viti (95.7 %); me 5 deri 9 të punësuar janë 83 sosh (2.9%); me 10 deri në 19 të punësuar janë 22 ndërmarrje të regjistruara (0.7%); me 20 deri 249 të punësuar janë 14 ndërmarrje të regjistruara (0.5%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është vetëm një ndërmarrje e regjistruara.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron komuna e Prishtinës me 859 ndërmarrje të regjistruara (30.3%), pastaj vjen Prizreni me 261 ndërmarrje të regjistruara (9.2%); Ferizaj me 239 ndërmarrje të regjistruara (8.4%); Gjilani me 170 ndërmarrje të regjistruara (6%); Peja me 147 ndërmarrje të regjistruara (5.2%); dhe Fushë Kosova me 135 ndërmarrje të regjistruara (4.8%).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close