SHBA: Nuk ka shenja se negociatat Rusi-Ukrainë do të japin rezultat

Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë shenja se negociatat Rusi-Ukrainë po “rezultojnë të frytshme” ndërsa agresioni i Moskës hyn në muajin e tretë, thotë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

“Rusët nuk duket të jenë të gatshëm të negociojnë me seriozitet,” i tha Zërit të Amerikës në një intervistë të enjten, këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Derek Chollet.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë të enjten pas një ndalese të martën në Moskë, ku u takua për gati dy orë me Presidentin Vladimir Putin.

Chollet tha se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken bisedoi me zotin Guterres përpara udhëtimit të tij në Moskë dhe Kiev dhe se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të dëgjojnë nga shefi i OKB-së nëse duket të ketë një rrugë përpara drejt paqes.

Në Kongres, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën projekt-ligjin që shqyrton mbështetjen e Kinës për agresionin rus ndaj Ukrainës. Nëse miratohet, ligji do të parashikojë që Departamenti i Shtetit të paraqesë rregullisht raporte për qëndrimin e Pekinit.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë informacion që Kina t’i ketë dhënë armë dhe furnizime Rusisë por Uashingtoni po i ndjek nga afër veprimet e Kinës, thanë zyrtarët amerikanë.

“Kina do të paguajë një çmim nëse ndihmon Rusinë – qoftë ndihmë të drejtpërdrejtë, veçanërisht ndihmë ushtarake, apo duke ndihmuar Rusinë në shmangien e sanksioneve,” i tha pos tjerash Chollet Zërit të Amerikës.

Ai paralajmëron se “hapësira e bashkëpunimit” midis SHBA-së dhe Kinës po “zvogëlohet”, ndërsa pritet që Sekretari Blinken të parashtrojë qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës “në ditët në vijim”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close