SHBA trajnon ushtarë ukrainas në Gjermani

ATSH-DPA/ – SHBA aktualisht po trajnon ushtarët ukrainas në Gjermani dhe vende të tjera për përdorimin e pajisjeve ushtarake, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Trajnimi mbulon sisteme armatimesh që Kievi po merr nga aleatët perëndimorë për ta mbështetur atë në luftën kundër Rusisë.

”Ushtria ukrainase po trajnohet në disa lokacione jashtë Ukrainës, përfshirë Gjermaninë”, tha Kirby, duke vënë në dukje se Uashingtoni ishte në kontakt me qeverinë në Berlin për programin.

Kirby tha se nuk mund të jepte detaje për vendndodhjet e tjera.

Pak para pushtimit rus në shkurt, ushtria amerikane kishte tërhequr forcat e veta nga Ukraina për arsye sigurie.

160 anëtarët e Gardës Kombëtare nga Florida u zhvendosën nga Ukraina në një vend tjetër në Evropë në atë kohë si masë paraprake.

Ata kishin qenë në Ukrainë për të këshilluar trupat ushtarake atje.

Kirby tha se ata do të ricaktohen për të trajnuar ushtarë ukrainas, por jashtë Ukrainës./ a.jor.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close