Avionë gjuajtës polakë patrullojnë hapësirën ajrore sllovake

ATSH-PAP/ – Dy avionë luftarakë polakë F-16 do të patrullojnë hapësirën ajrore të Sllovakisë si pjesë e bashkëpunimit midis forcave ajrore të dy vendeve, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, pas një takimi me homologun e tij sllovak Jaroslav Nad në Bratislavë.

“Ne jemi të fokusuar në çështjet e sigurisë dhe për ne është krejtësisht e natyrshme që një ekip i F-16 do të patrullojë gjithashtu qiejt sllovakë”, theksoi Blaszczak.

“Fluturimet do të kryhen nga territori polak, por ne kemi rënë dakord që një pistë ajrore sllovake të jetë gjithashtu e disponueshme për çdo rast”, shtoi ai.

”Sllovakia është gati të blejë F-16-at e saj, kështu që të dy vendet po flasin për bashkëpunim të mëtejshëm”, përfundoi Blaszczak.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close