Xhudisti Fazliu fiton të argjendtën në Evropianin “Bulgaria 2022”

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka arritur sot t’i sigurojë Kosovës medaljen e dytë në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022”. Fazliu ka fituar medaljen e argjendtë në këtë Evropian, pasi që në finale u mposht nga xhudistja britaneze, Gemma Howell.

Fazilu në finale, siguron medalje për Kosovën 

Laura Fazilu tashmë është në finale të Kampionatit Evropian. Në gjysmëfinale ajo është treguar më e shkathët se sa spanjollja Cristina Cabana Perez.  Ajo ka fituar me Ippon imresiv. Fazliu tash gjendet mes medaljes të artë dhe të argjendtë.

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka mposhtur çeken Renata Zachova, në një përballje që e fitoi me “Waza-ari” në kohën shtesë.

Fazliu tashmë ka kaluar në gjysmëfinale të garës dhe aty e pret Cristina Cabana nga Spanja.

Në garën deri në finale, në raundin e parë Fazliu e mposhti xhudisten nga Izraeli Kerem Primo, ndërsa në raundin e dytë shënoi fitore kundër britanezes Lucy Renshall.

Fazliu garon në peshat 63 kilogramë.

Në të njëjtin kampionat Distria Krasniqi fitoi medalje të bronztë.

Evropian po mbahet në Sofje të Bullgarisë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close