Menendez: Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në SHBA është pritur edhe nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez.

Këtë, përmes një postimi në Twiter, e ka bërë të ditur vet Bob Menendez. Ai thotë se kishte kënaqësinë të pret në takim presidenten Vjosa Osmani dhe me të diskutojë për një varg temash, si për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, partneritetin e fortë ShBA-Kosovë, dhe tema të tjera.

“Kënaqësi ta pres presidenten Vjosa Osmani për një bisedë të rëndësishme për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. I lumtur që pata mundësinë ta falënderoj atë për pritjen me zemër të hapur të Kosovës për afganët dhe refugjatët ukrainas. Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë”, ka shkruar Menendez.

Presidentja Vjosa Osmani është pritur, dje në takime të ndara edhe nga bashkudhëheqësit e grupit për çështje shqiptare, kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, si dhe nga anëtari i grupit, kongresisti Robert Aderholt.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close