Radev: Rreziku i luftës pan-evropiane është real

ATSH-DPA/- Presidenti bullgar Rumen Radev paralajmëroi se ekziston rreziku i përhapjes së luftës në Ukrainë në të gjithë Evropën, madje edhe në botë.

“Rreziku që lufta të përshkallëzohet në një luftë pan-evropiane dhe madje globale është real”, tha sot Radev.

Ai tha se shpërthimet po jehonin në zemrën e Evropës. “Shtëpitë tona, fëmijët tanë, atdheu dhe natyra mund të bien viktimë e këtij përshkallëzimi”, paralajmëroi Radev.

“Kjo është detyra jonë patriotike që të mos lejojmë që Bullgaria të përfshihet në luftën e Ukrainës”, tha Radev.

Radev, i konsideruar pro Rusisë ka kundërshtuar kryeministrin Kiril Petkov, i cili dëshiron të dërgojë armë nga Bullgaria në Ukrainë.

Lidhur me çështjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, koalicioni liberal-socialist i katër partive bullgare është i ndarë. Socialistët kërcënojnë të largohen nga qeveria nëse vendoset për dërgimin e armëve dhe municioneve.

Asambleja Kombëtare në Sofje do të diskutojë të mërkurën ndihmën ushtarake për Kievin.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close