OKB: Miliona tonë drithëra të bllokuara në Ukrainë

ATSH-DPA/- Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se lufta në Ukrainë po ndikon në aftësinë e saj për të ofruar ndihma ushqimore emergjente në vendet anembanë botës, pasi pjesa më e madhe e tyre është bllokuar në portet e Ukrainës.

“Aktualisht, pothuajse 4.5 milionë tonë drithëra janë bllokuar në portet dhe anijet e Ukrainës dhe nuk mund të përdoren”, tha drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (WFP) në Gjermani, Martin Frick.

Eksportimi i ushqimit është jashtëzakonisht i vështirë pasi portet dhe rrugët detare të Ukrainës janë të paarritshme për shkak të pushtimit rus.

Deri në fillimin e luftës, Ukraina ishte një nga prodhuesit më të rëndësishëm në botë të grurit dhe misrit.

Shumë vende varen nga gruri i lirë i Ukrainës. Drithërat janë gjithashtu thelbësore për ndihmën globale ushqimore. “Ushqimi i Ukrainës është i nevojshëm në botë”, tha Frick.

Ai shtoi se WFP deri më tani ka ofruar ndihmë ushqimore për rreth 2.5 milionë ukrainas, shumica e tyre në Ukrainë dhe disa qindra mijëra në Moldavi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close