Performancë mbresëlënëse e grupit “Vatra” në Bruksel

ATSH/- Festivali i muzikës “Balkan Trafik” është rikthyer në edicionin e tij të 15-të në Bruksel pas dy vitesh mungesë për shkak të masave kufizuese anti-COVID.

Për rreth 4 ditë, Brukseli u kthye në kryeqytetin e kulturës dhe trashëgimisë ballkanase.

Si në çdo edicion të tij, edhe këtë vit Shqipëria është bërë pjesë e Balkan Trafik Festival me një performancë mbresëlënëse nga valltarët e rinj të grupit “Vatra.

Ish-ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i cili përfundoi misionin e tij diplomatik në vendin tonë në mars, ka publikuar foto nga performanca balerinëve të rinj në sheshin Grand Place të Brukselit.

Soreca shprehet se “Shqipëria është këtu sepse këtu është Europa. Performancë e shkëlqyer e balerinëve të rinj “Vatra” në eventin përmbyllës të Balkan Trafik Festival në Grand Place të Brukselit. I lumtur të ndaj këto momente të mrekullueshme me Ambasadorët e Rinj Evropian ,YEA-s, të cilët po kthehen në shtëpi”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close