Fakte befasuese rreth “Empire State Building”

ATSH/- “Empire State Building” u hap zyrtarisht më 1 maj 1931. Presidenti amerikan Herbert Hoover shtypi një buton në Uashington DC që ndezi dritat e ndërtesës më të lartë në botë në atë kohë, sipas history.com.

Ideja për ndërtimin e “Empire State Building” thuhet se ka lindur nga një garë mes Walter Chrysler nga Chrysler Corporation dhe John Jakob Raskob i General Motors për të parë se kush mund të ngrinte ndërtesën më të lartë.

Chrysler kishte filluar tashmë punën në ndërtesën e famshme “Chrysler”, 318 metra e lartë në qendër të Manhatanit.

Raskob mblodhi një grup investitorësh të njohur, duke përfshirë ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Alfred E. Smith. Grupi zgjodhi kompaninë e arkitekturës “Shreve, Lamb & Harmon” për të projektuar ndërtesën.

Planet e Art-Deco, që thuhet se bazoheshin kryesisht në pamjen e një lapsi, ishin gjithashtu të përshtatshme për ndërtuesit. E gjithë ndërtesa u ngrit për më shumë se një vit, me një buxhet prej 40 milionë dollarësh dhe përpara afatit. Gjatë periudhave të caktuara të ndërtimit, korniza rritej me katër kate e gjysmë në javë.

“Empire State Building”, me 102 kate dhe 381 metra e lartë (443 metra deri në majën e ndërtesës), ishte qiellgërvishtësi më i lartë në botë. Ndërtimi gjatë “Epokës së Depresionit” punësoi deri në 3400 punëtorë në ditë, shumica e të cilëve morën pagesa të larta, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet ekonomike të asaj kohe.

Ndërtesa e re e mbushi qytetin e Nju Jorkut me një ndjenjë të thellë krenarie, dëshpërimisht e nevojshme në thellësitë e Depresionit të Madh, ku shumë banorë të qytetit ishin të papunë dhe perspektivat dukeshin të zymta.

Mbërthimi i Depresionit në ekonominë e Nju Jorkut, ishte ende i dukshëm një vit më vonë, ku vetëm 25 për qind e zyrave të “Empire State” ishin marrë me qira.

Në vitin 1972, “Empire State Building” humbi titullin si ndërtesa më e lartë në botë kundrejt Qendrës Tregtare Botërore të Nju Jorkut, që u rendit si qiellgërvishtësi më i lartë për vetëm një vit. Sot nderi i takon kullës “Burj Khalifa” në Dubai, e cila është 827 metra e lartë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close