Papa Françesku dëshiron të vizitojë Moskën për të biseduar për paqen

ATSH –  Papa Françesku tha sot se presidenti rus Vladimir Putin ka shmangur kërkesën e tij për një takim në Moskë për të biseduar për paqen në Ukrainë.

Në fillim të luftës, Papa Françesku bëri gjestin e paprecedentë duke vizituar i vetëm ambasadorin rus në Vatikan, për ta lutur që t’i japin fund armiqësive.

Duke folur për gazetën “Corriere della Sera” të Italisë, Papa zbuloi se 20 ditë pas luftës, e cila filloi më 24 shkurt, Papa i kërkoi zëvendësit të tij kardinalit Pietro Parolin që të transmetonte gjithashtu mesazhin se ishte i gatshëm të shkonte në Moskë.

“Ende nuk kemi marrë përgjigje dhe vazhdojmë të bëjmë presion për të, megjithëse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk dëshiron ta bëjë këtë takim tani”, tha Papa.

Ai tha se vizita në Moskë duhet të ketë përparësi ndaj Kievit, ku ai është ftuar nga ukrainasit.

“Më parë duhet ta takoj Putinin. Por, edhe unë jam prift, çfarë të bëj? Unë bëj atë që mundem. Vetëm Putini të hapë derën”, tha Papa.

Ai konfirmoi se anuloi një takim me kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill, të planifikuar për 14 qershor në Kuds. Kirill ka qenë një mbështetës i vendosur i luftës ruse kundër Ukrainës, qëndrim të cilin Papa e kritikoi.

“Patriarku nuk mund të bëhet djali i altarit të Putinit”, tha kreu i Vatikanit.

Papa tha se ishte “pesimist” për perspektivat e paqes, edhe pse ai tha se kryeministri hungarez Viktor Orban i kishte thënë, të cilin e takoi në Romë muajin e kaluar, se Rusia do të ndalonte armiqësitë më 9 maj, një datë simbolike që shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste.

“Nuk ka vullnet të mjaftueshëm për paqe. Lufta është e tmerrshme dhe duhet ta themi me zë të lartë”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close