DËSHTIMI I SHTETIT LAIK

(Post festum deliriumit primitiv nëpër sheshe)

 

Hajriz Sejdiu
Mungesa shtetërore e politikave zhvillimore për arsim, kulturë, art e sport si dhe joshja e idelogjive fetare edhe përmes mercenarizmit fetar të intelektualëve), kanë bërë që në Kosovë e Shqipëri, feja të manifestohet jo vetëm në objektet fetare, por gjithandej nëpër sheshe e nëpër rrugë! Llogaritne sa do të ishte i madh përparimi i Kosovës sikur turmat e të rinjëve nëpër xhamia t’i frekuentonin bibliotekat, sallat sportive apo aktivitetet kulturore dhe vullnetare!
Në këtë vakum politikash qeveritare jo vetëm për të rinjtë, hoxhallarët dhe intelektualët (nëse mund të quhen intelektualë) e shitur, ja kanë arritur që të krijojnë nga ne, një shoqëri sa qesharake po aq të rrezikshme kundër shtetit dhe qytetarisë laike.
Donatorët e huaj anti shqiptarë, hoxhallarët dhe pinjollët e bashkëpunëtorëve të sundimtarëve tanë deri në vitin 1912 dhe të okupatorit tonë deri në vitin 1999, të blerë nga shërbimet e huaja ideologjike, ngadalë por shumë sigurt po na fusin në grackën anti perëndim, për t’ia dhënë goditjen përfundimtare shtetit të Kosovës dhe shoqërisë sonë laike.
Perëndia nuk është autoritet shtetëror e as politik,i cili i pranon lutjet dhe kërkesat vetëm përmes peticioneve apo përmes grumbullimit të turmave mesjetare për lutje. Ai nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për të që ta kërkojmë dhe t’i lutemi në heshtje dhe secili për veten e vet. Mënyra se si ne po e praktikojmë fenë është vetëm për dukje dhe krekosje dhe aspak për falje!
Kam shpresë se zoti do të na e mëshirojë primitivizmin dhe krekosjen tonë fetare!
Përzgjedhja e perëndisë që do t’i falemi, mënyra se si do t’i falemi atij, është tërësisht individuale dhe nuk ka të bëjë asgjë me përzgjedhjen e vendit apo numrit të njerezve se ku dhe sa do të falen – luten! Ka xhami për tu falur dhe madje kurani thotë se mund të falemi edhe në shtëpi!
Faluni për veten tuaj në heshtje dhe pa krekosje. Pëndryshe së shpejti Kosova dhe Shqipëria do të shndërrohen në faltore, ku në rrugët dhe sheshet tona do të defilojnë adhuruesit dhe praktikuesit e të gjitha feve. Atëherë do të jetë vonë dhe dikush do ta merr pergjegjësinë e një konflikti të madh ndërfetarë mes pjestarëve të një kombi!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close