Britani e Madhe- Çmimet e produkteve të konsumit në shkallën më të lartë që nga viti 2011

ATSH-DPA/ – Çmimet e mallrave me pakicë në Britaninë e Madhe u rritën 2,7% nga viti i kaluar duke shënuar normën më të lartë të inflacionit që nga shtatori 2011, sipas të dhënave.

Sipas indeksit të çmimeve ndikimi i rritjes së çmimeve të energjisë dhe konflikti në Ukrainë vazhdoi të ndikonte në çmimet e shitjes me pakicë të prillit, pa shenja lehtësimi.

Sipas indeksit, inflacioni vjetor i çmimeve të dyqaneve u rrit në 2,7% në prill, nga 2,1% në mars dhe duke tejkaluar rritjen mesatare 12 dhe 6-mujore prej 0,4% dhe 1%.

Çmimet globale të ushqimeve arritën nivele rekord, duke u rritur me 13% vetëm nga muaji i kaluar.

Rritja më e madhe regjistrohet tek vajrat e gatimit dhe drithërat.

Produktet joushqimore, veçanërisht mobiliet, pajisjet elektro-shtëpiake dhe librat, patën normën më të lartë të inflacionit që nga thyerja e rekordit në 2006, duke u përshpejtuar në 2,2% në prill nga 1,5% në mars, përkeqësuar nga ndërprerja e portit më të madh detar në botë, pas bllokadës së fundit të Shangait kundër Covid-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close