Policia ushtarake, pjesë e stërvitjes “Swift Response-22” në Maqedoninë e Veriut

ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot pamje nga stërvitja paradislokuese për “Swift Response-22”, e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut dhe ku do të marrin pjesë edhe efektivë të Policisë sonë Ushtarake.

Peleshi informoi se prej disa javësh, efektivët e Policisë Ushtarake zhvilluan stërvitjen paradislokuese, për t’u bashkuar më pas me kolegët e vendeve aleate dhe partnere në stërvitjen “Swift Response-22”, e cila do të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut në muajt qershor-shtator.

“Kjo stërvitje shumëkombëshe vjen në kuadër të “Defender Europe 2022″ dhe si çdo vit, efektivët e Policisë Ushtarake demonstrojnë ndërveprueshmërinë me kolegët e tyre”, tha Peleshi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close