Radev: Perspektiva evropiane e MV qëllim strategjik për Bullgarinë
ATSH-MIA/ – Perspektiva evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e vetmja alternativë dhe është qëllim strategjik i Bullgarisë, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
”Integrimi i saj nuk mund të ndodhë pa garantuar paraprakisht të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut dhe pa penguar gjuhën e urrejtjes”, shtoi ai.
Radev e bëri këtë deklaratë në hapjen të konferencës ”Perspektiva evropiane për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, konferencë që zhvillohet me rastin e 119-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit .
Radev theksoi se ”Bullgaria dëshiron t’i zgjidhë çështjet kontestuese politike me Maqedoninë e Veriut para fillimit të negociatave për anëtarësimit në BE, sepse në dekadat e fundit ka shumë raste në marrëdhëniet në të cilat besimi bullgar nuk ishte arsyetuar nga Maqedonia e Veriut”.
Sipas presidentit bullgar Radev, moszgjidhja e çështjeve politike midis dy vendeve fqinje e bllokon edhe shkëmbimin e të gjitha zonave të tjera.
Comments are closed.