Kosova sërish në PISA

Për herë të tretë që nga viti 2015 dija e nxënësve tanë vlerësohet edhe në testin ndërkombëtare PISA.

Testi PISA i paraparë të mbahet në vitin 2021, për shkak të pandemisë është shtyer për vitin 2022 dhe këtë vit është mbajtur vetëm një test përgatitor i realizuar nga shkollat në bashkëpunim me komunat dhe Ministrinë e Arsimit.

Kosova në vitin 2015, nga gjithsej 70 vende, doli në vendin e 68 ndërkaq në herën e dytë të testimit në vitin 2018, nxënësit kosovarë nga 79 vende pjesëmarrëse nga e gjithë bota, u renditën në vendin e 75-të.

Rezultatet e testit PISA 2015 janë renditur në 6 nivele. Një për qindje e madhe e nxënësve kosovar ishin renditur në nivelin e parë, që është niveli më i ultë i vlerësimit.

Në fushën e leximit 77 për qind e nxënësve kosovar, nuk e kishin arritur as nivelin e dytë. Në fushën e matematikës 78 për qind e nxënësve 15 vjeçar në vendin tonë, nuk e kishin arritur nivelin e dytë si dhe në fushën e shkencës 68 për qind e nxënësve nuk e kishin arritur nivelin e dytë.

Në testin ndërkombëtar PISA 2018, nxënësit nga Kosova shënuan një rritje prej 6 pikëve në lexim, si dhe për 4 pikë u rritë rezultati në matematikë, derisa në shkenca nxënësit kosovarë krahasuar me testin e parë PISA 2015, dolën më dobët.

Në fushën e leximit mesatarja e arritshmërisë tek nxënësit e Kosovës ishte 353 pikë nga gjithsej 487 pikë që merret si mesatare e OBEZh-it, ku nxënësit kosovar ishin 134 pikë nën mesatare.

E në fushën e matematikës, nxënësit kosovar arritën një mesatare prej 366 pikëve, nga gjithsej 489 pikë që merret si mesatare e OBEZh-it, e që del se nxënësit kosovar në matematikë ishin 123 pikë nën mesatare.

Derisa në shkencë nxënësit kosovar kishin arritur 365 pikë nga gjithsej 489, përkatësisht ishin 124 pikë nën mesataren e pikëve të kësaj organizate.

Profesori i lëndës “Teoritë e të nxënit”, Xhavit Rexhaj vënë në dukje se shpërputhja në mes të rezultateve të vlerësimit të nxënësve në shkolla me rezultatet e treguara në testet shtetërore dhe ato ndërkombëtare, tregojnë se diçka nuk është në rregull në sistemin arsimor në Kosovë.

“Për mendimin tim ekziston një problem konceptual thelbësor në mes të asaj çka mësohet në Kosovë, çka vlerësohet në testet tona dhe ato ndërkombëtare. Kurrikula e Kosovës është në përputhje me atë çka vlerëson PISA, por vlerësimi brenda shkollës dhe çka vlerësojnë testet matura e arritshmëria është diçka krejt tjetër”, tha Rexhaj pwr RTK.

“Pyetjet e testit PISA bazohen në analizë, vlerësim dhe kreativitet që fëmijët duhet të kenë mbi konceptin dhe faktet e çështje të caktuara shkollore e jetësore. Derisa sistemi arsimor në Kosovë, fëmijët i drejton më shumë për mbamendjen, kuptimin dhe aplikimin e fakteve dhe koncepteve, të cilat janë të gabuara për një zhvillim të drejtë intelektual të një fëmijë”, tha Rexhaj.

Pavarësisht gjithë kësaj dhe mos ndryshimeve në sistemin arsimor, Kosova sërish është pjesë e testit ndërkombëtar PISA. Vlerësimit këtë vit do t’i nënshtrohen rreth 7 mijë nxënës, nga 25 prill deri më 20 maj.

Në shkollën “Yll Morina” në Gjakovë testi PISA do të realizohet më 5 maj, për 33 nxënësit e përzgjedhur.

“Koordinatori i shkollës ka filluar përgatitjet me këta nxënës, mbi rëndësinë e testit PISA. Tani po ushtrojnë edhe me pyetjet se kemi një model të tyre. Por në sistemin arsimor te ne mungon zbatimi i zhvillimit të mendimit kritik në mësimdhënie dhe mësim nxënie dhe kjo bënë që do të kalojnë edhe shumë vite të tjera që të kemi një vend të mirë në testin PISA, duke treguar rezultate të kënaqshme”, tha drejtori i kësaj shkolle të mesme të ulët, Berat Bejtullahu për RTK-në.

Nxënësit të cilët do të jenë pjesë të testimit në PISA, e cilësojnë ngarkesë këtë periudhë të vitit, pasi ata janë duke u përgatitur edhe për testimin shtetëror atë të arritshmërisë.

“Kjo periudhë për neve është tejet e ngarkuar dhe me stres, pasi jemi duke u përgatitur për testin e arritshmërisë, atë PISA dhe mbylljen e notave në të gjitha lëndët. Jemi duke ripërsëritur mësimet në secilën lëndë me arsimtarët e të gjitha lëndëve”, nxënësja e klasës së nënta, Luena Doli.

Në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA” vlerësohen aftësitë shkollore dhe jetësore të nxënësve 15 vjeçar. Këtë vit janë të përfshirë ata fëmijë që kanë lindur nga janari deri në dhjetor të vitit 2016.

Rezultatet nga programi ndërkombëtar “PISA”, për vlerësimin e nxënësve kosovarë nga 237 shkolla të vendit tonë, do të bëhen publike në vitin 2023.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close