Pas Gjermanisë, drejt SHBA-së
Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare, ku takoi të mërkurën kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Por, sot në Prishtinë, ai do të ketë takime me ministren gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht. Kjo e fundit, vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor e nis me Kosovën.
Njoftimin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, por edhe Zyra për Media e Kryeministrisë.
“Takimet vazhdojnë me ministren gjermane të Mbrojtjes”, ka deklaruar Kryeziu.
Ai paralajmëroi edhe takime të tjera të shefit të ekzekutivit kosovar.
“E muaji maj do të jetë me përplot takime tjera të rëndësishme. Pastaj me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Megjithatë, ai nuk ka sqaruar nëse kjo vizitë do të vazhdojë menjëherë drejt Washingtonit, apo do të realizohet më vonë gjatë këtij muaji.
Kryeziu ka përmendur takimet e Kurtit me zyrtarët gjermanë, amerikanë, me ata të Mbretërisë së Bashkuar, Bashkimit Evropian, Austrisë, Greqisë, Bulgarisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut etj.
Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi të mërkurën në Berlin takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Mediat gjermane i kanë dhënë hapësirë këtyre takimeve, duke vendosur theksin te kërkesa e Scholz për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të mos lejohet ndikimi i Rusisë në rajon.
Mediat gjermane, kanë nënvizuar sidomos deklaratën e Scholz ku e përgëzon Kosovën në lidhje me pozicionin e qartë për krizën në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë. Kurti në Berlin, pati takim edhe me ministren për Punë te Jashtme të Gjermanisë.
Comments are closed.