Themelohen dy Komisione Hetimore Parlamentare për Energjinë (E plotësuar)

Arrihet dakordim për krijimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike Pas tensioneve që u krijuan në Kuvendin e Kosovës, opozita dhe pozita janë dakorduar për krijimin e dy komisioneve hetimore parlamentare për energjinë elektrike, atë të propozuar nga PDK, por edhe atë të propozuar nga LVV.

Kuvendi i Kosovës ka formuar edhe komisionin hetimor për energjinë të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se afati kohor i këtij komisioni hetimor parlamentar do të jetë prej vitit 2006.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas votimit për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, proceduan edhe me propozimin për votimin e anëtarëve të tij.

Fillimisht partitë politike parlamentare, propozuan emrat e anëtarëve të Komisionit. Kështu, nga LVV, për kryetar të Komisionit u propozuan deputetët Armend Muja, Haki  Abazi, Arber  Rexhaj e Halil Thaçi.

Nga PDK-ja,u propozua që  në përbërje të këtij komisioni të jenë Hajdar Beqa e Rashit Qalaj.

Nga LDK-ja, u propozuan deputetët Armend Zemaj e Rrezarta Krasniqi kurse nga AAK-ja, u propozua që  në përbërje të komisionit të jetë deputetja Time Kadriaj.

Nga ana tjetër, nga Lista Serbe u propozua deputeti  Ljubinko Karadziç, ndërsa nga Grupi Parlamentar, Duda Balje.

Edhe për përbërjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë, votuan pro, të gjithë deputetët e pranishëm në seancë.

Ora 15: 30

Kuvendi formon komisionin hetimor për energjinë të iniciuar nga opozita

Pas një ngërçi një mujor, Kuvendi i Kosovës ka formuar sot komisionin hetimor për energjinë të iniciuar nga opozita.

92 deputetë, përfshirë edhe ata të pushtetit i dhanë “dritë të gjelbër” formimit të këtij komisioni.

Komisioni hetimor, i iniciuar nga opozita, do të udhëhiqet nga deputet i LDK-së, Driton Selmanaj. Anëtarë Artan Abrashi, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Mimoza Kusari-Lila nga LVV, nga PDK-ja do të jenë Ferat Shala dhe Eliza Hoxha, ndërsa anëtarë tjetër nga LDK do të jetë Besian Musatafa dhe Pal Lekaj nga AAK. Kurse nga komunitetet jo shumicë do të jenë Adem Hoxha dhe Fridon Lala.

Ora 15:15

Me 93 vota pro, Kuvendi themelon Komision Hetimor Parlamentar për Energjinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, si dhe ai i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, konfirmuan se është arritur marrëveshja për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Energjinë.

Formalisht edhe me votim të deputetëve, u arrit që të votohet Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë. me 93 vota për e asnjë kundër, deputetët votuan pro themelimit të tij.

Paraprakisht, që të dy kryetarët e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, Ablerad Tahri dhe Arben Gashi, kanë deklaruar se janë themeluar dy grupet për Komisionin Hetimor.

Ata bënë të ditur se Komisioni Hetimor do të udhëhiqet nga Driton Selmanaj, deputet nga radhët e LDK-së. Kështu Kuvendi pritet që tashmë t’i  kthehet normalitetit.

Përndryshe, sot në Kuvend ka pasur ndërprerje të seancës, kur po pritej të votohej për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Pikërisht në ato momente gjendja në Kuvend nisi të acarohej, për shkak edhe të mungesës së kuorumit, kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën.

Për të zhbllokuar situatën kryeparlamentari Konjufca kërkoi nga kryetarët e grupeve parlamentare për konsultë në zyrën e Kryesisë së Kuvendit.

Opozita kishte kohë që kërkonte themelimin e këtij Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë.

Ora 15:00

Ndërpritet seanca e Kuvendit, shkak mungesa e kuorumit

Me gjithë kundërshtitë nga partitë opozitare seanca vazhdoi punimet në zhurmën e shkaktuar nga deputetët e opozitës.

Por në pikën e rendit të ditës ku po vendosej zgjedhja e dy kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, seanca ndërpreu punimet për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari  i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, vendosi një pauzë, duke ftuar kryetarët e grupeve parlamentare për konsultë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close