Banorët e fshatit të Idriz Seferit kërkojnë rrugë nga Gjilani e Presheva
Rreth njëzetë kilometra në dalje të Gjilanit në brezin kufitar e po aq kliometra edhe nga Presheva lartë kodrinave me male e fusha shtrihet fshati Sefer, i Komunës së Preshevës
Edhe përkundër se është kjo vendlindja e atdhetarit të njohur shqiptar Idriz Seferi, Komuna e Gjilanit dhe ajo e Preshevës nuk kanë bërë thuajse asgjë për lidhjen e fshatit me dy komunat.
Banorët e këtij fshati e që shumica prej tyre janë shpërngulur në Gjilan, po kërkojnë me këmbëngulje nga Komuna e Gjilanit hapjen e rrugës mbi dy kilometra nga fshati Jusufaj mbi Zhegër deri në brezin kufitar apo në fshatin Sefer, së cilës i kanë shkruar edhe kërkesë zyrtare për hapjen e rrugës..
Po ashtu po kërkojnë edhe nga Komuna e Preshevës asfaltimin e rrugës deri në fshat nga ana e Preshevës.
Nga ana tjetër paria e Komunës së Gjilanit e as ajo e Komunës së Preshevës nuk janë përgjigjur rreth lidhjes me rrugë të fshatit me këto dy qytete.
Gjatë vizitës nga rruga kryesore Gjilan Kumanovë konkretisht nga fshati Jusufaj, është hapur me vetfinancim rruga e cila po kërkohet të zgjerohet nga Komuna e Gjilanit.
Hapja e rrugës do të kthente banorët atje, ku edhe do të ringjallet fshati.
Edhe pse rreth dy kilomtra rruga nga shati Jusufaj deri në Sefer ashtë në gjendje skandaloze dhe banorët po këkojnë rehabilitimin e saj.
Idriz Seferi lindi në vitin 1847 në fshatin Sefer nga Karadakutr, ndërsa vdiq në 25 mars të vitit 1927, ishte atdhetar i dalluar, udhëheqës ushtarak popullor i Lëvizjes Kombëtare i cili u shndërruan në legjendat e asaj kohe dhe jo vetëm.
Idriz Seferi ka pasë familje të madhe rrjedhimisht edhe fuqi punëtore të shumtë. Që në moshë të re mori pjesë në qëndresën popullore kundër shtypjes ekonomike e kombëtare që sollën reformat e Tanzimatit./syri.net
Comments are closed.