Mungesa e trotuarëve rrezikon nxënësit e lagjes në `Emshir`

Fëmijët e lagjes ‘Emshir’ në Prishtinë po përballen me rrezik gjatë shkuarjes në shkollë. Kjo për shkak të mungesës së trotuareve, duke rrezikuar kështu gjatë ecjes nëpër rrugën ku qarkullojnë vazhdimisht automjetet.

Rruga ‘Emona’ në lagjen Emshir është bërë shqetësim dhe rrezik për nxënësit, qytetarët dhe kalimtarët kjo për shkak të mungesës së trotuarit. Për këtë shkak prindërit detyrohen t’i marrin e t’i dërgojnë vetë në shkollë.

Edhe nga drejtoria e shkollës fillore ‘7 Marsi’ thonë se ka kohë që në këtë lagje mungojnë investimet infrastrukturore.

‘Shkolla jonë ka 520 nxënës. Këtu pritet edhe mu rrit ky numër edhe lagjja. Edhe ne si institucione duhet patjetër me ngrit këtë shqetësim pasi për shkak të këtyre tri dukurive që i rrezikojnë nxënësit”, tha për RTK,  Hyke Rexhaj- ud-drejtorit të shkollës ‘7 Marsi’, në Emshir.

Por në Komunën e Prishtinës, në një përgjigje me shkrim për RTK-në, thonë se kjo rrugë kalon nëpër prona private dhe se është e pamundur ndërtimi i trotuareve për shkak të problemeve pronësore – juridike. Deri në gjetjen e një zgjidhjeje, fëmijët do të vazhdojnë t`i ekspozohen rrezikut gjatë ecjes për në shkollë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close