Muzeu Historik-“Betejat e Gjergj Kastriot Skënderbeut për mbrojtjen e Evropës”

ATSH/ “Betejat e Gjergj Kastriot Skënderbeut për mbrojtjen e Evropës” ishte aktiviteti i organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të nismës “Ditët e Evropës”.

Aktiviteti në fjalë u mbajt në ambientet e pavijonit të Mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar.

Në fjalën e tij, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi e vuri theksin te roli i Skënderbeut në koalicionin antiosman të Papa Kalistit III.

Sipas tij, në kontekstin evropian të përpjekjeve të Papa Kalistit III për organizimin e një kryqëzate të suksesshme, Skënderbeu dhe Arbëria kishin pasur një interes maksimal për t’i pasur pjesë të rëndësishme të kësaj kryqëzate.

Ndër të tjera, Koçi tha se “Skënderbeu dhe qëndresa e tij ishin kthyer tashmë në referenca të rëndësishme për fatin e Evropës dhe kjo gjë jo vetëm që rriste rolin e tij në elitën princërore evropiane, por shërbeu shumë më vonë si kredenciale e admirueshme e shqiptarëve në fatet politike dhe kulturore të kontinentit”.

Ndërsa Bernard Zotaj në kumtesën me titull “Skënderbeu si faktor evropian” pohoi se ai u bë një faktor ushtarak evropian i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Sipas tij, gjatë viteve të luftës, u evidentuan lidhjet identitare dhe kulturore midis shqiptarëve dhe Evropës.

Në planet strategjike të luftës së evropianëve kundër Perandorisë Osmane, në krye të fushatës ushtarake propozohej gjithmonë Skënderbeu si komandant i ushtrisë së përbashkët shqiptaro-evropiane.

Zotaj përfundoi duke theksuar se pavarësisht ndihmave të pakta nga faktori evropian, falë trimërisë dhe sakrificave, Skënderbeu fitoi në pothuajse të gjitha betejat e tij ushtarake.

Përgjatë aktivitetit, u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Shoqatës së Historianëve Ushtarakë Shqiptarë me përfaqësues Kryetarin, prof. as. dr. Bernard Zotaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, prof. as. dr. Zaho Golemin.

Ky Memorandum Mirëkuptimi synon të rregullojë marrëdhëniet midis palëve me qëllim zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e promovimit të ngjarjeve të mëdha në lëmin e historisë ushtarake të popullit shqiptar, të kulturës, personaliteteve dhe të trashëgimisë kulturore të shqiptarëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close