​FSK tregon një pjesë të mjeteve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar kampin e FSK-së në Babaj të Bokës të komunës së Gjakovës, ku po mbahet ushtrimi fushor “Iron Support”. Me këtë rast, është duke u bërë testimi i kapaciteteve të kompanisë mbështetëse të regjimentit të parë të këmbësorisë për “Defender 2023”.

Ministri Mehaj ka parë për së afërmi rrjedhën e këtij ushtrimi fushor, furnizimet, vështirësitë dhe kushtet e përgjithshme të qëndrimit në natyrë. Ai vlerësoi lart angazhimin, vullnetin dhe profesionalizmin e ushtarakëve në realizimin e detyrave në këtë ushtrim fushor, ku po marrin pjesë 122 pjesëtarë me 35 automjete.

Ushtrimi fushor “Iron Support” ka filluar në Gjilan, më datë 26 prill, kurse prej datës 4 deri më 10 maj është faza e ekzekutimit. Me këtë rast po demonstrohen aftësitë e mbështetjes logjistike si: furnizim, transport, si dhe aftësitë e mirëmbajtjes.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close