Reagime për anulimin e konkursit të KEK- ut

KEK-u anulon konkursin. Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka marrë vendim për anulimin e punësimit për 127 pozita të lira në këtë kompani.

 

Bajrami: Anulimi i konkursit në KEK rezultat i formimit të komisionit

(E plotësuar) Edhe deputetja, Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se anulimi i konkursit në KEK përmes të cilit ishin punësuar rreth 100 persona në baza politike e familjare, është rezultatet e formimit të komisionit hetimor për energjinë.

Ajo ka shkruar në Facebook se ky është vetëm hapi i parë, duke paralajmëruar se do të ketë edhe parregullsi tjera në sektorin energjetik.

“Rezultatet e formimit të komisionit hetimor për energjinë: 1. KEK anulon konkursin përmes të cilit ishin punësuar rreth 100 persona në baza politike e familjare, 2. 3.”, ka shkruar Bajrami.

Si është bërë e ditur më herët, Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka marrë vendim për anulimin e punësimit për 127 pozita të lira në këtë kompani.

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka marrë vendim për anulimin e punësimit për 127 pozita të lira në këtë kompani.

Çitaku: Themelimi i Komisionit Hetimor jep efektet e para

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se anulimi i sotëm i konkursit të KEK-ut është efekti i parë që po e jep themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e deputetëve të opozitës.

Çitaku ka shkruar në faqen e saj në Facebook se përmes konkursit të manipuluar në Korporatë Energjetike të Kosovës (KEK) u tentua punësimi i familjarëve dhe militantëve të VV-së.

“Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen.

Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, tha Çitaku.

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka marrë vendim për anulimin e punësimit për 127 pozita të lira në këtë kompani.

Siç bëhet e ditur anulimi i procesit është bërë duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.

Përndryshe, pas tensioneve që u krijuan në Kuvendin e Kosovës, opozita dhe pozita , të enjten, janë dakorduar për krijimin e dy komisioneve hetimore parlamentare për energjinë elektrike, atë të propozuar nga PDK, por edhe atë të propozuar nga LVV.

Ora 17:39

KEK-u anulon konkursin

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka marrë vendim për anulimin e punësimit për 127 pozita të lira në këtë kompani.

Emine Hoti /RTKlive.com

Siç bëhet e ditur në njoftim, anulimi i procesit është bërë duke filluar nga selektimi, rezultatet e testit me shkrim dhe intervistat me gojë për të gjitha pozitat e shpallura sipas konkursit për plotësimin e 127 pozitave të lira, si dhe përsëritjen e këtyre fazave për të gjithë kandidatët që i plotësojnë kriteret e parapara me konkurs.

Po ashtu, KEK-ut përmes komunikatës për media, bën të ditur se vendimi është marrë pasi ka përfunduar punën komisioni i pavarur për vlerësimin e procesit të rekrutimit i përberë nga eksperti i pavarur ligjorë i angazhuar në projektin e Bashkimit Evropian për reforma në administratën publike, eksperti i pavarur i proceseve të rekrutimit dhe zyrtari ligjor i KEK-ut.

“Lidhur me këtë çështje, Korporata Energjetike e Kosovës menjëherë pas përfundimit të procedurave të rekrutimit sipas shpalljes publike për plotësimin e 150 pozitave të lira, ku kishin aplikuar mbi 5 (pesë) mijë kandidat, dhe ishin publikuar rezultatet përzgjedhjes për 127 pozita, kishte njoftuar opinionin se është duke përcjell me shumë kujdes të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit duke siguruar se për këtë çështje do të formohet komisioni i pavarur i cili do ti shqyrtojë me shumë kujdes të gjitha pretendimet”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se KEK-u kishte inkurajuar çdo kandidat që konsideron se i janë shkelur të drejtat e garantuara me dispozita ligjore, të parashtrojë ankesë brenda afatit ligjor, me ç’rast ka pranuar rreth 230 ankesa të cilat janë trajtuar me shumë kujdes nga komisioni i pavarur.

“Përtej kësaj, komisioni kishte trajtuar edhe tërë procesin e rekrutimit duke filluar nga selektimi, testimi me shkrim dhe testimi me gojë, duke përfshirë edhe pretendimet publike. Bazuar në të gjeturat, komisioni i pavarur ka dhënë rekomandim për anulimin selektimit, rezultateve të testit me shkrim dhe intervistave me gojë për të gjitha 127 pozitat e shpallura me konkurs, bazuar në të cilin është marrë edhe vendimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thuhe në njoftim.

“Korporata Energjetike e Kosovës siguron opinionin publik dhe të gjithë kandidatët që kanë aplikuar se procesi do të udhëhiqet ne mënyrë transparente, konform ligjeve në fuqi dhe praktikave më të mira. Po ashtu të gjithë kandidatet e selektuar në fazën e parë do të njoftohen individualisht dhe të njëjtit nuk do të kenë nevojë për riaplikim në konkurs”, thuhet  tutje në njoftim.

Më 5 prill, Prokuroria Themelore në Prishtinë pati njoftuar se ka nisur hetimet në lidhje me punësimet në KEK.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close