Nga viti 2006, vetëm 3 komisione kanë arritur të miratojnë raport të punës

Në Kuvendin e Kosovës qysh nga viti 2006 vetëm tri komisione hetimore parlamentare kanë arritur që ta miratojnë në seancë raportin përfundimtar të punës. Të tjera komisione kanë dështuar ta bëjnë këtë.

Krijimi i dy Komisioneve për energjinë, njëri me iniciativë të opozitës e tjetri të pushtetit, ka çuar në 11 numrin e komisioneve hetimore të formuara nga Kuvendi qysh nga viti 2006 kur kishte nisur i pari hetim parlamentar.

Por, vetëm tri raporte të komisioneve janë votuar në seancë, të tjerat nuk kanë arritur të qojnë punën deri në fund disa për shkak të shpërbërjes së Kuvendit e të tjera që nuk kanë arritur që brenda mandatit të nxjerrin raportin përfundimtar.

E ky afat 6 mujor për dy komisionet e reja hetimore ka filluar numërimin prapa. Nga 5 maji kur morën mandatin, raportin duhet ta votojnë më së largu deri më 5 nëntor kur është dita e fundit mandatit për komisionet.

Konstituimi i tyre do të bëhet shpejtë derisa ligji e specifikon se mbledhja e parë duhet të mbahet në afat prej 14 ditësh.

Në krye të të dyja komisioneve janë dy opozitarë, njëri nga LDK-ja e tjetri nga PDK-ja.

Driton Selmanaj do ta udhëheqë për 6 muaj Komisionin Hetimor 11 anëtarësh të iniciuar nga opozita e me po kaq anëtarë tjetrin Komision Hetimor do ta kryesojë Hajdar Beqa.

Dallimi mes këtyre dy komisioneve është se i pari do të hetojë menaxhimin me krizën energjetike gjatë periudhës së fundit, derisa i dyti do të bëjë hetim për një periudhë 16-vjeçare.

Por, a do të mjaftojnë 6 muaj për të hetuar një proces qysh nga 2006-a.

“Nuk mund të flas tani ne do të shikojmë në kuadër të komisionit në këtë rast do ta bëjmë listën e të ftuarve, sa është e gjatë ajo listë, cilët janë akterët sepse komisioni ka kompetencë më të zgjeruar për shkak që do të ftojë edhe akterë tjerë përveç KEK-ut, ministrat përkatës e institucione të tjera që kanë pasur të bëjnë më energjetikën gjatë viteve dhe gjitha projektet e tjera që kanë të bëjnë me energjinë”, ka thënë Hajdar Beqa- Kryetar i Komisionit Hetimor

Eugen Cakolli nga KDI-ja thotë se afati prej 6 muajsh është tepër i shkurtër.

“Thirrja e dëshmitarëve përpilimi I raportit përfundimtar, shqyrtimi i ankesave e gjithçka tjetër çka është në domenin e këtyre komisioneve duhet të përmbyllet për 6 muaj që është një periudhë shumë e shkurtër që besoj se as organet e hetuesisë nuk do të mund ta bënin” tha Eugen Cakolli- KDI.

Komisionet Hetimore parlamentare u themeluan të enjten pas një seance të tensionuar të Kuvendit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close