Sulmet e qenëve endacak

Sulmet nga qentë endacakë janë shpeshtuar kohët e fundit.

Nga sulmet e tyre pësoi familja Mirena nga Fushë Kosova. Qentë endacakë ia sulmuan mini-fermën e pulave duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare.

Nga këto pula, familja Mirena siguronte edhe të ardhura.

“Për nga gjendja emocionale është shumë e rëndë sepse vet i kam rritur. Si zogj i kam qel. Qe një vit e gjysmë jam marrur me to. Gjitha këto pula kanë qenë që kanë bërë vezë. E rënd sepse kur jam
zgjuar në mëngjes, nuk ju kam besuar syve”, ka treguar Mihrie Mirena.

Të jem fermeri i fundit që ka këso dëme. Demet janë enorm, po shihet. Jetojmë prej mini-fermës. Mbi të gjitha duhet me e luftu këtë dukuri”, ka thënë Fahri MIrena.

Por nga kjo situatë Fahriut i kanë shpëtuar disa zogj.

Megjithatë, familja Mirena thotë se nuk do të merret më shumimin e tyre pasi dukuria e sulmit nga qentë endacak po vazhdon në këtë zone.

Lidhur me këtë është njoftuar edhe Komuna e Fushë Kosovës.

Maliq Berisha, drejtor i shërbimeve publike në Fushë Kosovë, ka thënë se ka kohë që kemi kompani për trajtimin e qeneve endacak, por meqë është i ndaluar eliminimi i tyre, jemi të obliguar që të behet trajtimi i tyre.

Berisha tregon se kompania ka operuar edhe në atë teren, jo ndoshta në mënyrë te përhershme.

Është një dëm i konsiderueshëm. Është formuar një komision dhe kemi dal në vend të ngjarjes, dhe do të shohim procedurat e mëtejme, për ndoshta ndonjë dëmshpërblim”, ka thënë Berisha.

Për këtë çështje nga kjo komunë thonë se pritet bashkëpunim edhe më i gjerë me komunat përreth Fushë Kosovës, që raste të tilla mos të këtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close