Biden njofton paketën e re të ndihmës për sigurinë për Ukrainën

ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar një tjetër paketë ndihme sigurie për Ukrainën, duke i siguruar vendit municione artilerie shtesë, radarë dhe pajisje të tjera.

Megjithatë, presidenti amerikan theksoi se administrata e tij “ka shteruar pothuajse fondet që mund të përdoren për të dërguar ndihmë sigurie përmes autoriteteve për Ukrainën”.

Ai i bëri thirrje Kongresit që “të sigurojë shpejt fondet e kërkuara për të forcuar Ukrainën në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave”.

Që nga fillimi i luftës, SHBA-ja ka premtuar ose ka dorëzuar tashmë në Ukrainë armë dhe municione me vlerë më shumë se 3,7 miliardë dollarë.

“Mbështetja e SHBA-së, së bashku me kontributet e aleatëve dhe partnerëve tanë, ka qenë shumë e rëndësishme për të ndihmuar Ukrainën për të fituar betejën kundër Rusisë”, tha Biden.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close