Koreja e Veriut teston një raketë antinëndetëse

ATSH-DPA/ – Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën një raketë antinëndetëse.

”Raketa fluturoi drejt Detit të Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor”, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreano-jugore.

Fillimisht ishte e paqartë se sa larg fluturoi dhe nëse ishte një raketë balistike.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa të tilla, të cilat mund të mbajnë një kokë bërthamore.

Vendi kishte testuar disa herë raketa që nga fillimi i këtij viti, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale.

Së fundmi, Koreja e Veriut testoi një raketë balistike të mërkurën, sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Mbeti e paqartë saktësisht se çfarë lloji ishte.

Pheniani është subjekt i sanksioneve të ashpra ndërkombëtare për shkak të programit të tij të armëve bërthamore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close