Dogana e Kosovës sekuestron barna të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka kontrolluar të shtunën nëntë barnatore në Graqanicë, Ranillug, Shtërpcë dhe komuna të tjera, me ç`rast ka hasur në mallra të kontrabanduara.

Sipas një njoftimi nga Dogana e Kosovës, nga gjashtë prej barnatoreve të kontrolluara janë hasur 1000 artikuj të kontrobanduar dhe se të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

“Njësitet e Doganës së Kosovës  kanë organizuar kontrolla ne nëntë (9) Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamete të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria. Lokacionet e barnatoreve ishin në Graqanice, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera. Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara.  Të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse”, thuhet në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close