Abdixhiku takim me antarësinë e LDK-së në Zvicër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga Ekipi Politik për Mërgatë, sot nisi ciklin e tubimeve dhe takimeve me bashkatdhetarë. Me këtë rast, kryetari Abdixhiku vizitoi Degën e LDK-së në Zvicër, ku u prit nga anëtarë e strukturat të LDK-së, si dhe bashkëatdhetarë të shumtë. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Në këtë komunikatë thuhet se Kryetari Abdixhiku, në fjalën e tij hyrëse tha se është nder e kënaqësi e veçantë që vizitën e tij  të parë në mërgatë ta nis në këtë takim madhështor në Zvicër, duke bashkëbiseduar e komunikuar me njerëzit punëtorë, të drejtë, atdhetarë, patriotë e kontributdhënës të të gjitha kohërave, përkatësisht me ata që dhanë e japin kontribut të madh në çdo etapë zhvillimore të Kosovës.

Po ashtu, sa i përket organizmit të brendshëm politik, kryetari Abdixhiku i njoftoi të pranishmit me angazhimin e LDK-së në këtë proces, ku spikati Konventën Programore “Lidhja për të Ardhmen”, ciklin e takimeve siç është ky i sotmi, procesin e regjistrimit të anëtarësisë, pastaj procesin zgjedhor në Forum të Gruas dhe Forum Rinor si dhe zgjedhjet e parakohshme në 11 degë, me ç’rast tha se krejt këto aktivitetete janë funnksion të ringritjes së mëtejme të LDK-së.

Ndër të tjera, vazhdon komunikata se kryetari Abdixhiku, shtroi ftesën për besëlidhje duke argumentuar se kështu ringritemi të gjithë për një qëllim – për të ardhmen e atdheut në familjen Evropiane.

Kryetari Abdixhiku, po ashtu sipas kësaj komunikate, potencoi se në platformën politike “Lidhja për të Ardhmen”, vend të merituar do të zë mërgata, ku edhe përmendi nisma e projekte konkrete në këtë drejtim, ndërkaq theksoi se mërgimtarët kanë rol thelbësor edhe në përmbylljen e misionit historik për Kosovën shtet të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA-të.

Në të njëjtën frymë, kryetari Abdixhiku, tha se duke qenë bashkë e krah njëri – tjetrit do t’i japim vetes një familje të fortë politike, ndërsa Kosovës, fëmijëve tanë e gjeneratave të tjera, një të ardhme euroatlantike.

“Sa i përket situatës politike në vend, kryetari Abdixhiku, theksoi se Republika e Kosovës sot udhëhiqet nga mosbesues të saj të cilët janë peng të popullizmit, arrogancës së pushtetit që i ka krejt e nuk jep asgjë për qytetarët. Ndërsa për rolin e qasjen e pushtetit në politikë të jashtme dhe në procese integruese, kryetari Abdixhiku tha se ky pushtet popullist ka lëkundur themelet e aleancave të ndërtuara në dekada”, përfundon komunikata e LDK-së.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close