Qeveria me 2 484.6 milionë euro të hyra dhe 2 376.4 milionë euro shpenzime

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar llogaritë qeveritare për periudhën 2015-2021, ku bëhet e ditur se gjithsej të hyrat e Qeverisë në vitin 2021 ishin 2 484.6 milionë euro, e që sipas ASK-së, pjesa më të madhe përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave.

Po ashtu ASK-ja tregon se ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2021 ishin 2 484.6 milion Euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%; aktivet dhe detyrimet financiare 11%; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2021 ishin 2 376.4 milion Euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (27%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%); konsumi i ndërmjetëm (14%); formimi i kapitalit bruto (13%); ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategoritë të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

ASK thotë se ky publikim është përgatitur në përputhje të plotë me Udhëzuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Qeveritare (GFSM 2014) dhe sipas Sistemit të Llogarive Evropiane (ESA 2010).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close