Në Vlorë përurohet shtatorja e Hasan Prishtinës

Në hapje të stinorit turistik veror, është përuruar sot në qytetin e Vlorës shtatorja e tribunit shqiptar Hasan Prishtina.

Në praninë e një numri të madh të qytetarëve ardhur nga Kosova, nga diaspora dhe qytetarëve të Vlorës, zbulimi i shtatores është bërë nga Ministri i Mbrojtjes ë Kosovës Armend Mehaj, përfaqësuesi i familjes Prishtina – Mehmet Prishtina Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe nga Kryegjyshi Bektashian Baba Edmond Brahimaj.

Akti i zbulimit të shtatores, vepër e skulptorit Sabri Behramaj tri metra e lartë është nderuar me rastin e zbulimit të saj edhe nga deputetë të Parlamentit të Kosovës, historianë dhe krijues.

Intelektuali, diplomati e atdhetari Hasan Prishtina u lind më 1843 në qytetin e Vushtrrisë. Ka qenë Kryeministri i tetë i shtetit Shqiptar në vitin 1921. Është vrarë në Selanik në vitin 1933. Ai është shquar edhe si personalitet që ka shkrirë pasurinë e tij për ҁështje kombtare.

“Hasan Prishtina që moti e kishte vendin në Vlorë, aty ku ai fizikisht, intelektualisht e shpirtërisht ishte i lidhur, por rrethanat e kohës, që dijnë nganjëherë të jenë edhe absurde, ndikuan që të ndodhë një shkëputje në mes të vet figurës së Hasan Prishtinës dhe Vlorës si piemont i pavarësisë së Shqipërisë”, ka theksuar mes të tjerash Mehmet Prishtina – familjar i Hasan Prishtinës dhe donatorë i shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë, në Shkup, në Prishtinë dhe në Tiranë.

Në këtë ngjarje që i bashkoi shqiptarët u shfaq edhe një program artistik dhe u promovua vepra muzikore “I ndrituri” – kushtuar Hasan Prishtinës me tekst të poetes Naime Beqiraj dhe muzikë e interpretim të Hysni Klinakut.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close