Promovohet libri “Motivet në veshjet popullore të grave të Hasit”

Në ambientet e Qendrës Turistike Rurale- Bujtna Nora, në Zym të Hasit u promovua libri “Motivet në veshjet popullore të grave të Hasit” (katalog), i autorës Arbnora Kolgjeraj Rexhaj.

Njëkohësisht në këtë event kulturor u shënua edhe 52 vjetori i themelimit të Ansamblit Etno-kulturor “Katarina Josipi” e Zymit të Hasit, raporton RTKlive.

Të pranishëm ishin studiues, shkrimtarë, kritikë letrar, dashmirë të librit dhe të trashëgimisë kulturore.

Pjesë e panelit ishin autorja e Arbnora Kolgjeraj Rexhaj, profesor Dr. Arsim Canolli, nga Universiteti i Prishtinës, Departamenti i Antropologjisë, publicisti e shkrimtari Frrok Kristaj, nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi.

Sipas autorës katalogu paraqet një dokumentimin dhe prezantimin i emërtimeve dhe simboleve të ornamentikës në veshjet popullore të grave të Hasit, si dukuri të veçanta artistike të zbukurimeve në artin e zbatuar popullor, që sot si emërtime dhe simbole janë të rrezikuara të fshihen edhe nga kujtesa popullore.

Qëllimi i këtij katalogu është dokumentimi i motiveve në veshjet popullore të grave të Hasit, si një pjesë e trashëgimisë shpirtërore e cila rrezikon të zhduket pa u dokumentuar.

Profesori nga Universiteti i Prishtinës, depatarmenti i Antropologjisë, prof. Dr Arsim Canolli, ndër të tjerash theksoj se katalogu vjen si një freski, sepse nxjerr në pah larminë e ornamentikës së qëndisur në veshje, kryesisht në veshje të vjetra, ku shprehen vlerat e asaj krahine të pasur me rite, doke, shprehje, lojëra, praktika e energji të theksuar kulturore.

“Këto motive, figura e simbole bëhen cytëse e inspiruese për t’i njohur, rivitalizuar e gërshetuar motivet e vjetra popullore shqiptare në artin, dizajnin, ilustrimet, dekorimet, arkitekturën e kulturën e përditshme sot”, tha Canolli.

Shkrimitari dhe publicisti, Frrok Kristaj theksoj që formimi i Shoqërive kulurore-artistike të Hasit dhe manifestimeve si “Takimet e Gjeçovit” dhe Festivalit Folklorik “Hasi Jehon”, ndikuan që tradita e punimit të veshjeve të Hasit të ruhet deri mësot. Andaj, ky katalog vjen si një pasqyrim shumë i mirë i veshjve të grave të Hasit si tërësi me të gjitha elementet përbërëse të saj.

Katalogu përmban 156 faqe me 276 fotografi. Realizimi i katalogut u mundësua dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close