Sarandë-Turistët gjermanë mrekullohen nga manastiri i “Shën Kollit” në Mesopotam

ATSH/ Manastiri i “Shën Kollit” në Mesopotam”, Sarandë, është një nga monumentet me arkitekturë të veçantë dhe ndër destinacionet që nuk duhet humbur pa u vizituar.

I cilësuar si “margaritar i çmuar i trashëgimisë sonë kulturore dhe arkitekturës bizantine botërore”, ky manastir ka tërhequr turistët e parë në prag të sezonit turistik të këtij viti.

“Mbërrijnë “dallëndyshet” e para të turizmit në monumentet e trashëgimisë kulturore.
Rreth 50 turistë gjermanë vizituan këtë fundjavë “Manastirin e Shën Kollit” në Mesopotam, i cili mirëpret këdo në ambientet e tij të pastruara”, theksoi sektori i Kulturës Kombëtare në Sarandë.

Turistët gjermanë u njohën me historinë dhe vlerat arkitekturore të këtij manastiri.

Manastiri i Mesopotamit konsiderohet si një nga monumentet e rralla të jugut të Shqipërisë, ku mbivendosen kultura dhe historia, ku simbolet e gdhendura mureve, janë një arsye më shumë për të vizituar këtë manastir në rrethin e Sarandës, fare pranë qytetit antik të Finiqit.
Në manastir ndodhet kisha e Shën Nikollit, e cila ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m² dhe kontrollohen nga 9 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha.
Dhomat e manastirit janë të ndërtuara më vonë. Kjo është një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera origjinale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close