BM premton 1.3 miliardë paund shtesë për Ukrainën

ATSH-DPA/- Britania e Madhe do të ofrojë 1.3 miliardë paund shtesë (1.6 miliardë dollarë) si pjesë e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, një përshkallëzim dramatik i ndihmës për forcat e Volodymyr Zelensky ndërsa luftojnë kundër pushtimit rus.

Kjo është shkalla më e lartë e shpenzimeve ushtarake të Britanisë së Madhe për një konflikt që nga periudha e fushatave në Irak dhe Afganistan.

Fondi, përfshin 300 milionë paund për pajisjet ushtarake të premtuara nga Johnson në fillim të kësaj jave, të tilla si sistemet e radarëve për të shënjestruar artilerinë ruse, pajisjet bllokuese GPS dhe pajisjet e shikimit të natës.

Johnson do të presë në një takim përfaqësuesit e kompanive të armëve, këtë muaj për të diskutuar rritjen e prodhimit te pajisjeve ushtarake në përgjigje të kërkesës së krijuar nga konflikti në Ukrainë.

“Sulmi brutal i Putinit jo vetëm që po shkakton shkatërrim në Ukrainë, por po kërcënon gjithashtu paqen dhe sigurinë në të gjithë Evropën”, tha Johnson.

Britania e Madhe është vendi i parë që njohu shkallën e kërcënimit dhe dërgoi armë për të ndihmuar Ukrainën.

“Ne do të qëndrojmë pranë kësaj përpjekjeje, duke punuar me aleatët tanë për të siguruar që Ukraina të vazhdojë të kundërshtojë pushtimin rus dhe të mbijetojë si një vend i lirë dhe demokratik”, shtoi Johnson.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close