8 Maj 1886 – U shpik Coca Cola.

Një farmacist në Atlanta të shtetit Georgia, u shërbeu klientëve të tij një pije të re që ai kishte bërë në kuzhinën e shtëpisë së tij. John Pembrook dëshironte t’i priste klientët e tij me një pije freskuese, ndërsa ata prisnin për ilaçet e tyre. Ai zjeu së bashku, përveç të tjerash, ujë, sheqer, gjethe kakaoje dhe fara të bimës aromatizuese të kolës. Ai e përzjeu këtë shurup të ëmbël me ujë të ftohtë të karbonizuar dhe e quajti pijen Coca Cola.
Kjo pije fitoi menjëherë popullaritet. Shumë shpejt, dyqane të tjera në Atlanta dhe pastaj në qytete në gjithë Shtetet e Bashkuara donin ta shisnin atë. John pembrook u largua nga farmacia e tij dhe krijoi kompaninë Coka Cola për prodhimin e pijes me të njëjtin emër. Koka Kola u bë e njohur në gjithë botën. Formula origjinale e zotit Pembrook për Koka Kolën vazhdon të jetë sekret dhe mbahet e mbyllur në një nga dhomat e selisë së kompanisë në Atlanta të shtetit Georgia.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close