Ministrja Gërvalla në Izrael, do të pritet nga homologu Lapid

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në vizitë zyrtare në Izrael.

Ajo do të pritet nga homologu i saj, Yair Lapid, si dhe më pas do të ketë takime me kryetarin e Jerusalemit Moshe Leon.

Siç njofton MPJ, gjatë kësaj vizite, temat kryesore do të jenë avancimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve, dhe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit.

Gjatë ditës kryediplomatja kosovare është takuar me biznesmenin izraelit, Roy Roznek, anëtar i presidencës së Dhomës së Tregtisë atje.

Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Izrael, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të
Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e shoqëruar ndër të tjera nga
përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, dhe ambasadorja e Izraelit në
Kosovë, Tamar Ziv, pati një takim me kryetarin e Federatës Izraelite të Odës Ekonomike të
Izraelit, Uriel Lynn, anëtarin e kryesisë Roy Roznek si dhe përfaqësues të tjerë të Odës.


Gjatë takimit u bisedua rreth mundësive që ofron Kosova për investime të huaja, potencialit
të saj të madh dhe mundësive të bashkëpunimit mes dy vendeve, në fusha të ndryshme me
interes të përbashkët dhe veprimeve të planifikuara nga Qeveria e Kosovës për të nxitur
bashkëpunimin mes ndërmarrësve kosovarë dhe izraelit.

Më pas delegacioni i Republikës së Kosovës vizitoi Universitetin Bar Ilan në Tel Aviv.
Gjatë takimeve me përfaqësues të universitetit, profesorë dhe studentë u bisedua rreth
mundësive për vendosjen e një bashkëpunimi intensiv mes universiteteve të ndryshme të
Kosovës dhe Universitetit Bar Ilan në ngritjen e cilësisë së plan programeve mësimore,
ofrimin e bursave për studentë, organizimin e vizitave studimore për studentë dhe personel
akademik dhe pjesëmarrjen e studentëve izraelit në aktivitete të ndryshme në Kosovë.

Në kuadër të fakultetit të muzikologjisë, ministrja Gërvalla bisedoi me grupin e studentëve
me nevoja të veçanta të këtij universiteti, rreth ofertës së universitetit dhënë këtyre
studentëve dhe sfidave të tyre. Biseda u përmbyll me pyetje të studentëve rreth Kosovës
dhe një koncert të shkurtër. Biseda dhe takime u zhvilluan edhe me fakultetet e inxhinierisë
si dhe institutin e nanoteknologjisë. Si nga universiteti izraelit, ashtu edhe nga delegacioni i
Kosovës u theksuan mundësitë për një bashkëpunim të ngushtë në të gjitha fushat.

Në takimin me organizatën joqeveritare “Birthright Taglit” në Modiin, e cila si detyrë të saj
parësore sheh ofrimin e mundësisë për secilin hebre të ri në të gjithë botën që ta vizitojë
dhe njohë Izraelin, ministrja Gërvalla u takua me themeluesin dhe drejtuesin e kësaj
organizate, Gidi Mark, me të cilin u shkëmbyen përvojat e ndryshme të diasporës hebreje
dhe asaj shqiptare si dhe mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellët rreth temave të
diasporës dhe mërgatës.

Dita e parë e vizitës në Izrael u përmbyll në Jerusalem me një darkë pune, në të cilën ishin
ftuar gra prominente izraelite si Dana Weiss, gazetare dhe analiste e njohur politike në
Chanel 12, Avital Leibovich, drejtuese e Komitetit Amerikano-Hebraik në Jerusalem, Dr.
Granit Almog-Bareket, drejtuese e njësisë për lidership në fushën e edukimit pranë institutit
Mandel, Dana Gavish, themeluese e qendrës së ndërmarrësisë Yazamut 360 pranë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close