Ka ardhur koha që Shqipëria t’a tërheq vendimin e njohjes së Serbisë

Nga Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 09.05.2022

Ministri i Jashtëm i Serbisë Nikola Selakoviq, përmes Radio Televizionit të Serbisë (RTS) para disa dite në një intervistë, e publikuar nga portali B92 më 8 maj 2022, i cili ndër të tjera tha në kryeartikullin, citat: ”Ne do të aktivizohemi. Kushdo që mendon se do të rrimë duarkryq, gabohet”. Pastajo vazhdon dhe thot se ”Ne do të luftojmë në çdo mënyrë. Po, ka interes të Prishtinës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, i cili është i madh për elektoratin. Federata Ruse nuk është më në Këshillin e Evropës, por vendoset me shumicë të thjeshtë dhe nuk është sekret që Prishtina ka shumicën e anëtarëve të Këshillit të Evropës në anën e saj, por nga ana e saj nuk ka parime të KE në lidhje me çfarë duhet të ketë dikush për t’iu bashkuar organizatës” tha ai.

Po ashti siç mëson Novosti (gazetë tjetër serbe), publikuar po ashtu në portalin B92 të datës 6 maj 2022, thot se ”Serbia do të përgjigjet duke aktivizuar fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe siç mëson gazeta, vendi ynë ka premtime të prera nga 14 vende që janë të gatshme të tërheqin vendimet e tyre për njohjen e Kosovës dhe Metohisë”- fund citati.

Reagimet e Serbisë janë të pandalshme, kërrcënuese dhe shumë herë kanë ra pre te shumë shtete perëndimore duke menduar se Serbia vërtetë mund të shkakton dëme. Na kujtohet para pak kohe kur vet Serbia kërrcënonte Kosovën se nëse nuk formohet (Zajednica), pastaj nëse nuk lejohet të mbahet referendumi i Serbisë në Kosovë, nëse nuk lejohet të mbahen zgjedhjet e Serbisë më 6 prill 2022, e kërcënime të tilla monotone, që rezultuan se janë boshe dhe gënjeshtra të kulluara. Por mendojmë se ka ardhur koha se shteti ynë Amë Shqipëria të reagoj shumë seriozisht se në qoftëse Serbia vazhdon me politikën deskruktive kundër Kosovës duke lobuar për të kundërshtuar anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, në NATO dhe instancat Ndërkombëtare, duke lobuar për tërheqjen njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës, atëherë edhe Shqipëria t’a tërheq njohjen e Serbisë. Shqipëria, përveç tërheqjes së njohjes së Serbisë, të loboj edhe nëpër vende tjera të botës për tërheqjen e njohjes së Serbisë, duke filluar nga Ukraina, Kroacia, Bosna Hercegovina e vende të tjera të perëndimit. Pse? Sepse rreziku më i madh në Evropë për të ndezur luftëra dhe për t’i sulmuar shtetet fqinje, si Kosovën, Kroacinë, Bosne Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë etj, është Serbia, si një vegël e përhershme Ruse. Kjo tani është dëshmuar para botës dhe dal ngadal po ndahet shapi prej sheqeri. Serbia nuk mund të shitet për qingj dhe të veproj mbi shqiptarët dhe popujt fqinj si hjenat e tërbuara, sa herë që i ipet mundësia. Serbia duhet përjashtuar nga Këshilli i Evropës (e anëtarsuar në vitin 2002) njejtë si Rusia.
Për dallim nga Serbia që është vend destabiliteti që prej një shekulli, që është rreshtuar në rrugë me Rusinë duke krijuar vatra të krizave të luftës, duke kërrcënuar çdo herë me shantazhe, gënjeshtra boshe tanimë, Kosova dhe populli Shqiptar e ka rrugën vet që është rreshtuar me Perëndimin, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën e bashkuar. Stabilitetin e Gadishullin ILIRIK , i cili është me rëndësi të veçantë për rajonin, mund ta garanton vetëm NATO me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close