Kush është ideologu i Putinit që parasheh Serbinë në agjendën gjeopolitike ruse të “zgjimit sllav” për nënshtrimin e Ballkanit?

-Rusia është rimishërimi aktual i qytetërimit hiperborean, i cili supozohet të luftojë kundër “atlantëve” modernë. Dhe kjo, besoj ia keni qëlluar ,janë Shtetet e Bashkuara.

Kështu mendon Aleksander Dugin,një gjeopolitikan dhe shkrimtar, ekstremist i djathtë, i afërt me qarqet e larta politike në Rusi, konkretisht me presidentin rus Vladimir Putin.

Mediat perëndimore e quajnë edhe “Rasputini i Putinit”, i cili ndjek idenë se Rusia duhet të sundojë të gjithë Evropën.

Ai ka shkruar më shumë se 30 libra dhe në vitin 2001 themeloi Lëvizjen Ndërkombëtare Euroaziatike, një organizatë që promovon bashkimin e territorit ish-sovjetik në një tërësi të vetme kulturore dhe civilizuese.Është edhe themelues i Partisë nacionale bolshevike ruse.

Sipas Washington Post-it,Rusia ka udhëhequr axhendën e tij për 20 vjet dhe e ka sjellë botën “në prag të një lufte të re botërore”.

Në opusin e tij është “Bazat e gjeopolitikës : e ardhmja gjeopolitike e Rusisë”, botuar në 1997, Dugin përvijoi një plan të detajuar të lojës. Agjentët rusë duhet të nxisin ndarje racore ,religjioze dhe sektare përbrenda Shteteve të Bashkuara.Njëkohësisht të promovohen fraksione izolacioniste në ShBa.Në Britani të Madhe përpjekjet psikologjike duhet të përqendrohen në përkeqësimin e ndarjeve historike me Evropën kontinentale dhe lëvizjet separatiste në Skoci, Uells dhe Irlandë, ndërsa Evropa Perëndimore duhet të jetë e tërhequr në drejtim kah Rusia me ndihmën e karremave në formën e burimeve natyrore: naftës, gazit dhe ushqimit.“NATO do të shembet nga brenda”, shkruan Washington Post.

Ai ka komentuar edhe mardhëniet e Rusisë me Serbinë:Ne kemi një marrëdhënie të tillë me serbët që nuk mund t’i vlerësojmë, praktikisht, politikisht. Kjo është ndjenja e përgjithshme që ndajnë presidenti Putin dhe njerëzit tanë. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë Serbisë, edhe kur nuk mund të ndihmojmë edhe kur mundemi. Shoqëria jonë dhe popujt tanë do të jenë gjithmonë vëllazërorë dhe më shumë se kaq.
Për të shtuar :- Mendoj se do të ketë një kthesë të Serbisë dhe agjendës gjeopolitike ruse të zgjimit sllav. Përfitimet sa i përket Ballkanit do t’i shihni më vonë. Dhe tani, ne duhet të përfundojmë atë që kemi filluar.

Sipas Ismail Haki Pekin, ish-kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake turke, i cili ishte pjesë e delegacionit turk që qëndroi në Moskë në vitin 2015,u zhvilluan negociatat sekrete katërditore midis palës turke dhe ruse të organizuara nga Dugin.
Gjatë asaj vizite, Dugin i çoi mysafirët e tij në një “dhomë sekrete” në një “vend sekret” ku i prezantoi me oligarkun Konstantin Malofeyev, krahun e djathtë të Putinit,shton Ismail Haki.

Pra Dugin është ideolugu kryesor i ndërmarrjeve pushtuese ruse edhe i agresionit të fundit kundër Ukrainës.Besohet se edhe fjalimet e Putinit përmbajnë idetë e Duginit.
Sipas kësaj strategjie në një periudhë të caktuar në agjendën e kësaj ndërmarrje ideologjike të ideuar nga Dugin,do të jetë edhe Ballkani.Normal duke u mbështetur në destruktivitetin serb.Paralajmërimet për një destabilizim të Ballkanit veçse egzistojnë.

Ky rrezik nga agresioni rus ka shtyrë vendet europiane ,edhe të atyre të Ballkanit perëndimor të mendojnë anëtarësimin sa ma të shpejtë në organizatat euro-atlantike.
Padyshim se kjo është edhe në interesin e shqiptarëve,si tërësi etnike pamarrë parasyshë kufijtë aktual ku jetojnë.

/Nga Xhelil Arifi


Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close