Qytetarët :I çuditshëm festimi i 9 Majit

Ata thonë se është e pakuptimtë kur shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e shënojnë këtë ditë, ndërsa tek ne është festë zyrtare.

“Këta vetë nuk e festojnë, Evropa nuk e feston e ku ku po bëhemi ne më të mençur, më shumë po na shkon koha nepër pushime, sesa që po punojmë.

S’jam kundër me pas ekonominë e zhvilluar, sikur rinia të jetë e punësuar, por ne po shkojmë veç poshtë”, thotë një qytetar për RTK-në.

Ndërkohë, një tjetër tregon se ka qenë në Francë dhe Gjermani, e ata nuk e festojnë. “Sepae kanë të tjera punë më të mençura. E kam qujtur idiotizëm edhe nëse e kemi parasyshë një vend si ne që Evropa na ka izoluar, as liberalizim të vizave nuk kemi, e ne festojmë një diçka që as ata vet nuk e festojnë. Me të vërtet s’ka asnjë arsye ashtu sikur edhe kur nuk ka arsye kur festa bie të dielën edhe ne e festojmë të hënën ose të martën, ne kemi nevojë të punojmë shumë më shumë se popujt e tjerë në Evropë sepse nuk e kemi luksin të kemi kaq shumë festa”, tha ky qytetar për RTK.

“Jetoj në Austri dhe atje nuk e festojnë, as nuk e din se çka është, por edhe me ditë nuk e festojnë sepse kanë tjera prioritete merren me tjera gjëra”, thotë ky qytetar. Sipas tij, 9 maji as që përmendet në Austri dhe nuk e di askush se çfarë është. Ditën e Wvropës, 9 majin, Kosova e ka të vendosur në kalendarin e festave zyrtare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close