Kryeministri Kurti: Xhevdet Peci ka hyrë në historinë e sportit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kuti, me rastin e vdekjes së legjendës së boksit Xhevdet Peci i ka shprehur ngushëllime familjes Peci, miqve të tij dhe kolegëve boksierë të KB “Prishtinës”.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Xhevdet Pecit, boksierit të shquar të Kosovës gjatë viteve ’70-të dhe fillimviteve ’80-të. Ngushëllime familjes Peci, miqve të tij dhe të gjithë kolegëve boksierë të Xhevdetit, të gjeneratës së artë të KB ‘Prishtinës”, ka thënë Kurti.

Kreu u qeverisë, në një postim në Facebook ka përkujtuar femërinë e tij kur në stadiumin e kryeqytetit të KF “Prishtina” të dielave pasdite, shkonte në Pallatin e Rinisë për t’i parë boksierët e KB “Prishtina”.

“Bashkë me Lah Nimanin, Nazif Gashin, Aziz Salihun, Naser Bajramin, Mehmet Bogujevcin, Fatmir Makollin dhe boksierë të tjerë, ishte edhe Xhevdet Peci. Me stilin e tij të shpejtë të të boksuarit në ring, Xhevdet Peci i fitoi simpatitë dhe zemrat e mijëra dashamirësve të sportit, mes tyre edhe timen si një fëmijë entuziast për boksierin Xhevdet Peci, që 5 vite rresht askush nuk arriti ta mposhte”, tha ai.

Tutje, Kurti thotë se Xhevdet Peci u bë një nga sportistët më të trofeshëm në boksin e Kosovës dhe të Ballkanit. Xhevdet Peci ishte i mirënjohur për grushtet e tij të forta dhe goditjet e parezistueshme, me të cilët nokautonte kundërshtarët pa konsumuar të gjitha raundet.

“Ai arriti të shpallej katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencë individuale dhe pesë herë në konkurrencë ekipore si dhe dy herë kampion ballkanik. Me karrierën e tij të pasur, boksieri Xhevdet Peci ka hyrë në historinë e boksit dhe të sporteve në Kosovë, ku ai do të kujtohet për trofetë e fituar, kontributin për zhvillimin e boksit në Kosovë, për grushtet nokautuese të tij, madje edhe për “nokautimin” e referit që i bëri padrejtësi”, ka shkruar ai.

Si dihet, të hënën ka vdekur Xhevdet Peci një prej boksierëve më të mëdhenj që ka pasur Kosova. Peci së fundi ka jetuar në SHBA, ndërsa ishte pjesë e gjeneratës së artë të KB “Prishtina”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close